Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventus zyrtarizoi yllin portugez

Gazeta10
23 January 2024 - 18:53

Tiago Djalo edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Juventusit.

Klubi italian ka zyrtarizuar sonte transferimin e tij nga Lille.

Mbrojtësi portugez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Sipas raportimeve, Juventusi në total do të paguajë 3.6 milionë euro për 23-vjeçarin. Kjo shifër do të paguhet në tre këste.

1.5 milionë euro të tjera do të paguhen në formë të bonuseve.

Ka gjithashtu bonuse të tjera prej maksimumi 2.6 milionë euro nëse arrihen kushte dhe objektiva të caktuara sportive.

Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, ekziston gjithashtu një klauzolë që lejon një zgjatje të kontratës deri në qershor 2028. Kjo do të vendoset nga klubi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.