
Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Juventusi është shumë afër transferimit të Tiago Djalos.
Bisedimet mes Juventusit dhe Lille ishin pozitive në orët e fundit, ku marrëveshja është shumë afër finalizimit.
Juventusi është duke e finalizuar marrëveshjen me kampin e Djalos dhe po e finalizon kontratën për mbrojtësin portugez.
Kontrata e Djalos te Juventusit do të jetë deri në qershor të vitit 2028.