Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventusi i shtohet garës për transferimin e Kai Havertz 

Gazeta10
19 January 2023 - 16:58

Kai Havertz mund të jetë përforcimi i madh i skuadrës së Juventusit për sezonin e ardhshëm.

“Tuttosport” ka shkruar të enjten se Juventusi po e monitoron situatën e gjermanit te Chelsea, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

23-vjeçari nuk është i kënaqur në Londër dhe gjasat janë të mëdha që të largohet nga Chelsea këtë verë.

Te Juventusi po përgatitin ofertën për ta bindur Havertzin që karrierën ta vazhdojë në Itali.

Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Bayer Leverkuseni, ndërsa ka edhe 33 paraqitje me Gjermaninë.

Këtë sezon, Havertz ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Përveç Juventusit, në garë për transferimin e Havertz është edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.