
Juventus ka arritur fitore në ushëtim kundër Salernitanas me rezultat 0:3, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Stadio Arechi”, Juventusi kaloi në epërsi në minutën e 26-të, ku Dusan Vlahovic u tregua i saktë në pika e bardhë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.
“Zonja e Vjetër” vazhdoi me dominim të ndeshjes dhe golin e dytë e gjetën në çastet e fundit të pjesës së parë, golashënues ishte Filip Kostic.
Me të filluar pjesa e dytë, Vlahovic shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për “Biankonerët” në këtë ndeshje për të vulosur fitoren.
Me këtë fitore, Juventusi gjendet në pozitën e 10 me 26 pikë, ndërsa Salernitana me këtë disfatë gjendet në pozitën e 16 me 21 pikë të grumbulluara.