
Juventusi synon transferimin e Mattia Zaccagnit gjatë afatit kalimtar të verës, njofton “football-italia” të enjten. Futbollisti i krahut me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe gjasat janë të mëdha që t’i bashkohet skuadrës së Juventusit.
28-vjeçari me fanellën e Lazios në 24 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me një asistim.
Ai ka tri paraqitje edhe për Italinë. Për reprezentuesin italian interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër e Serie A, Fiorentina.