
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë burri që ditë më parë pësoi aksident në Ferizja, raporton Gazeta10.
Viktima në fjalë ka qenë për trajtim mjekësor në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti më datën 25.08.2022.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Këtu keni komunikatë e plotë:
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Jezerc, Ferizaj 25.08.2022 – 17:10 Në lidhje me rastin më 03.09.2022 gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës. / Gazeta10