Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kadrijaj me akuza ndaj VV-së: Keni afera korruptive më shumë se qeveritë e kaluara

Gazeta10
02 February 2023 - 10:48

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në seancën e sotme plenare ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion, raporton Gazeta10.

Kadrijaj ka theksuar se me premtimet që Qeveria ka dhënë në fillimi të mandatit që do të ketë zero korrupsion tani është zhytur në afera korruptive.

“Qeveria në fillim të mandantit ka premtuar se do të ketë zero korrupsion, a do të thotë kjo që ju keni arrdhur të korruptuar dhe po vazhdoni me qenë të korruptuar”, tha ajo.

“Në një afat kaq të shkurtër kohor një bord që vet e keni zgjedh, vet e keni emëru tash për një periudhë shumë të shkurtër kohore, keni afera korruptive ma shumë se sa qeveritë në mandatet e tyre udhëheqëse”, shtoi Kadrijaj.

Ndërsa në vazhdimësi dëgjohet njëri nga deputetët duke thënë, “A Time i ke bo petë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.