
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se ka hequr ndalesën për mallrat serbe, pas raportimeve se masa e sigurisë është ndërruar në “kontroll të detajuar” dhe atë vetëm në pikëkalimin kufitar të Merdares.
Kështu bëri të ditur vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media.
Profesori dhe njohësi i çështjeve ekonimike, Mustafë Kadriaj i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal 10 deklaroi se mirëpret këto vendime të Qeverisë, raporton Gazeta10.
“Ndoshta ndër vendimet që më së shumti jam pajtuar, që kam prit dhe më vie mirë që ka reflektuar Qeveria e Kosovës edhe me pjesën e kateogorive të pensioneve por edhe me rastin e Ceftas, e vlerësoj si një sjellje diplomatike, të mirë se ardhur”, deklaroi Kadriaj.
Sipas tij, Kosova me izolime në fushën ekonomike nuk mund të zhvillohet.
“Kosova në fakt duhet të luaj rolin tipik në ekonominë e tregut që të mos vendos ndalesa antidumping, por të jetë komfort me ekonominë e tregut. Ne nuk mund të ecim para me kësi lloj izolimi sepse kushdo që e ka provu dihet se si ka qenë fati i tyre”, shtoi ai mes tjerash. /Gazeta10/