Aktualisht vëmendja është te sfidat e kombëtareve, ku do të luajnë ndeshjet e tyre në Nations League. Por për lojtarët ka një kalendar të ngjeshur, pasi u ka rënë të luajnë thuajse 3 ndeshje në 1 javë, pasi disa ekipe luajnë edhe në Champios, Europa apo Conference League.
Në lidhje me këtë ka folur Marc Cucurella. Mbrojtësi i Chelsea ësht ëmajft i pakënaqur me këtë kalendar, ndërsa thekson se futbollistët nuk janë robotë. Ndër të tjera ai nënvizon se mjafton të shikojnë dëmtimet e ter Stegen, Carvajal dhe Rodri.
“Shumë ndeshje. Ne nuk jemi robotë. E patë sa lojtarë u lënduan, duke përfshirë Dani Carvajal dhe Rodri. Është keq”, ka theksuar spanjolli.