Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kamberi i kërkon ShBA-së që çështja e shqiptarëve të Luginës të jetë pjesë e dialogut

Gazeta10
28 February 2023 - 23:56

Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, tha se gjatë vizitës në Washington, ka takuar senatorë amerikanë të cilët siç ka thënë Kamberi i ka njoftuar me të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët e luginës së Preshevës.

Kamberi e ka quajtur këtë ngjarje historike, meqë për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës po mbahet Briefing e inicuar nga Komiteti për Politikë të Jashtme enkas për çështjen shqiptare.

“Sot në institucionet publike në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, shqiptarët janë tërësisht të shpërfillur, dhe përqindja e komuniteteve në këto institucione janë në disbalanc me përqindjen e komuniteteve që jetojnë në këtë rajon.”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe për kërkesat që ata kishin drejtuar senatorëve.

“Kërkuam nga seantorët që qështja e shqiptarëve të jetë në agjendën e politikës së jashtme të ShBA-ve dhe pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë mes tjerash Kamberi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.