Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kamberi pas takimit me Hillin: Biseduam për kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës

Gazeta10
27 March 2023 - 16:34

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi është  takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.

Hill po zhvillon një vizitë dy-ditore në Luginën e Preshevës.

Deputeti i vetëm shqiptar ka treguar se me Hillin diskutuan për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës.

“Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, ka shkruar Kamberi në Facebook, të hënën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.