Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kamerat do të regjistrojnë vetëm video por jo dhe zë” – Elshani jep detaje nga instalimi i kamerave në veri

Gazeta10
07 May 2024 - 13:39

Në disa lokacione në Zveçan sot ka filluar instalimi i kamerave të sigurisë nëpër rrugë.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Gazeta10 se kamerat po vendosen për të rritur sigurinë dhe shtoi se do të regjistrojnë vetëm video materiale, por jo zë.

Elshani tha se sot janë vendosur kamerat në afërsi të ndërtesës së komunës. Siç shton ai, qëllimi është që të mbulohen pjesa më e madhe e udhëkryqeve në veri të Kosovës.

“Sipas ligjit, është Policia e Kosovës ajo që mund të monitorojë hapësirën publike. Ato nuk kanë zë, kështu që regjistrohet vetëm video. Ato shërbejnë për të parandaluar që njerëzit të kryejnë kundërvajtje apo krime, nëse bëjnë, ne mund t’i gjejmë më shpejt dhe të hedhim dritë mbi rastet. Sot nuk ka mbaruar vendosja e kamerave, do t’i kemi në çdo kryqëzim. Deri në fund të vitit do të jenë rreth 200 të tilla në tërë veriun, si dhe në Pejë apo gjetkë”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.