Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kamion i peshave të rënda futet në tunelin te Kurrizi, dëmtohet infrastruktura

Gazeta10
29 July 2025 - 22:56

Komuna e Prishtinës informon se sot rreth orës 18:30, një kamion i peshave të rënda, me lartësi mbi kufirin e lejuar, ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve në tunelin te Kurrizi, i cili ka kufizim për mjete deri në 3.2 metra lartësi, ndërsa ky veprim ka dëmtuar infrastrukturën.

Në njoftim thuhet se “Kryeqyteti e dënon ashpër këtë veprim të papërgjegjshëm dhe njofton se rasti është adresuar menjëherë tek autoritetet kompetente për hetim dhe procedim ligjor”.

Komuna rikujton se “tuneli është i hapur vetëm për qarkullim të kontrolluar të automjeteve dhe kamionëve deri në 3.2 metra lartësi, dhe çdo tejkalim i këtij kufiri përbën shkelje dhe rrezik të drejtpërdrejtë për infrastrukturën dhe sigurinë publike

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.