Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kampioni i Policisë së Kosovës, Anton Cena njëren medalje të fituar në Portugali i’a dhuron familjes së heroit, Enver Zymberi

Gazeta10
21 October 2024 - 17:34

Ditë më parë, zyrtari i Policisë së Kosovës Anton Cena fitoi katër medalje  në Braga të Portugalisë.

Cena i cili është edhe veteran i xhudos ishte protagonist në Garat Evropiane të Policisë, Doganierëve, Zjarrfikësve dhe Korrektuesve, raporton Gazeta10.

Përmes një postimi në Facebook, kampioni Cena bëri të ditur se njëren prej medaljeve sot e dhuroi tek familja e heroit, Enver Zymberi.

“Në shenjë nderi dhe respekti, njërën medale të artë ia dhurova familjes së tij. Pritje e ngrohtë, biseda shumë miqësore të cilat na lanë mbresa për dëshirën e flaktë që ta vazhdojnë misionin e babait të tyre… Që të dy, po presin me padurim ti bashkangjiten radhëve të Policisë së Kosovës, të jenë në shërbim të atdheut përjetë e mot, brez pas brezi”, shkroi mes tjerash ai. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.