Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kandidatura e LDK-së për deputetë nga Prishtina – Rama: Me e forta nga të gjitha subjektet politike

Gazeta10
12 November 2024 - 21:55

Komentatori politik, Fidan Rama e ka vlerësuar larë përzgjedhjen e LDK-së të kandidatëve për deputetë nga rajoni i Prishtinës.

Sipas tij, kjo përzgjedhje e kandidatëve është me e forta në raport me të gjitha partitë e tjera politike.

“O1 që përfshinë Prishtinë, Lipjanin e Obiliqin dhe Fushë Kosova për mendimin tim LDK e ka me të fortin se të gjitha subjektet e tjera politike dhe është favorite për të nxjerr numër të mirë të kandidatëve për deputetë. Mos të harrojmë se këtu e kemi edhe kryetarin e Obiliqit Xhafer Gashin i cili është kandidatë për deputet, Imri Ahmeti po ashtu është një figurë e rëndësishme Brenda LDK-së. duke i parë të gjitha këto, për mu LDK është favorite për të nxjerr numër me të madh të deputetëve në këtë rajonin 01”, ka thënë Rama, përcjell Gazeta10.

Ai ka shtuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe vet LKK është fokusuar në një miks të figurave që kanë paraqitur përvojën e kaluar dhe figura të reja.

Tutje, Rama derisa ka folur për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka veçuar deputeten Hykmete Bajramin, e cila sipas tij, është një nga deputetet më të zëshme nga kjo legjislaturë.

“Hykmete Bajrami është një nga deputetet më të vyeshme dhe më të zëshme që ka pasur kjo legjislaturë. Nëse dikush ka bërë debate të mirëfillta e veçoj Hykmete Bajramin”, ka thënë Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.