
Gjatë ditës së sotme, Gjykata Supreme morri vendim që qytetarëve të u kthehen mjetet me të cilat është bërë pagesa e energjisë elektrike për serbët në katër komunat veriore, shkruan Gazeta10.
Lidhur me këtë, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj ka thënë se është një lajm i mirë se qytetarët do të kompensohen por, ka vlerësuar se mënyra e kompensimit nuk është e saktë.
“Lajm I mirë dhe do ta ulë dozën e shqetësimit tek qytetarët. Por, ndoshta është dashtë që GJykata Supreme mos ta lë në avullim pjesën që qytetarët kanë të drejtë t’i kthejnë mjetet. Gyykata Supreme është dashur si ZRre dhe çdo organ tjetër e KEDS që t’i obligoj në mënyrë ligjore që t’i kthejnë mjetet mes zbritjes në faturat e energjisë elektrike. Përndryshe nëse mbete që cdo qytetar ta kërkoj kthimin del e pamundur dhe fituese del ZRre dhe KEDS.”, ka thënë Kadrijaj në “Info10”.
Tutje, ai e ka vlerësuar se pagimi i rrymës së shpenzuar të qytetarëve serbë nga shqiptarët përben shkelje të drejtave të njeriut.
“E papranueshme dhe ska sens që të faturohet diçka që nuk e shpenzon. Dikush duhet ta merr përgjegjësinë, nëse duhet edhe Qeveria përmes parlamentit, se përse po i faturohet qytetarit diçka që se shpenzon. Po askush s’po merr përgjegjësi. Por është shkelje e të drejtave të njeriut sepse askund në botë nuk paguan askush për diçka që nuk e shpenzon.”, ka thënë ai./Gazeta10