
Gazetari Sadik Zeqiri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të pranojë që të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Zeqiri në “Politiko” ka thënë se PDK nuk mund të pranojë një koalicion me LVV-në edhe nëse i ofrohet, pasi sipas tij, kjo qeveri ia ka shkurtuar buxhetin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Kjo është një arsye që PDK nuk mundet me e pranu një koalicion me LVV-në edhe nëse i ofrohet. Njerëzit e kësaj qeverie janë deklaru edhe pse nuk kanë dërgu dosje në Hagë, janë deklaruar se kanë përgatiti dosje për të dërguar në Hagë”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10