
Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar në polici në Drenas se lidhur me shfrytëzimin e një prone për të cilën pritet vendimi mbi lirimin e saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (shfrytëzues prone) verbalisht duke iu drejtuar dëshmitarit kanë kanosur atë dhe disa persona të tjerë.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.