Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja pritet të kërkojë përjashtimin e 24 deputetëve

Gazeta10
30 September 2024 - 23:39

Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate pritet të depozitojë nesër kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë për përjashtime nga veprimtaria parlamentare të deputetëve të opozitës që u përfshin sot në tensionet në sallën e seancave plenare.

Në bazë të rregullores së Kuvendit afati për depozitimin e kërkesës është 24 deri në 48 orë nga konstatimi i veprimeve në varësi të ditëve të përjashtimit, që variojnë nga 10 deri në 60 ditë, raporton Euronews.al,

Sipas informacioneve të euronews.al, Grupi Parlamentar i PS-së do kërkojë përjashtimin e 24 deputetëve opozitarë: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.