Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kasanof në Qeveri, Pantina tregon pritshmëritë nga takimi me Kurtin: Asociacioni çështje kryesore e diskutimit

Gazeta10
10 October 2024 - 18:09

Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof aktualisht është duke zhvilluar takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti raporton Gazeta10.

Kjo pas takimit që ai pati edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

E se çfarë pritet të diskutohet brenda atij takimi, komentatorja Shqipe Pantina në emisionin Raport të Kanal10 tregoi pritshmëritë e saj.

“Mendoj që kjo është arsyeja kryesorja e ardhjes së emisarit të ri, i cili e vazhdon punen ku e kishte lënë më heret Escobar. E dimë se me çfarë kërkesa mund të vinë ata. Kryeministrit Kurti në vazhdimësi po i kërkohet të hartoj statusin e asociacionit të komunave dhe ta dërgoj atë në Gjykatë Kushtetuese”, deklaroi ajo.

Tutje sipas Pantinës ajo është çështja kryesore e takimit.

“Mund të ketë edhe ndonjë çështje tjetër teknike por kjo është kryesore. Pa u zgjedh kjo marrëveshje nuk besoj se mund të ketë përparim tjetër”, shtoi ajo në Kanal10.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.