
I ftuari tjetër në emisionin “Kampionët” është edhe trajneri i futbollit e ish-futbollisti i shumë skuadrave në Kosovë, Kastriot Rexha.
Gjatë diskutimit për xhiron e 20-të të luajtur në ALBI Mall Superligën e Kosovës, ai tha se kihste mbetur i impresionuar nga dominimi i Dritës ndaj skuadrës së Dukagjinit.
“Fitore bindëse e Dritës, dominim të tillë nuk kam parë ndonjëherë në futbollin kosovar.” tha Rexha.
Ai tha më tutje se skuadra e Dritës është një nivel tjetër, dhe se kjo skuadër posedon cilësi të lartë.
Pos Dritës, Rexha foli edhe për ish-bashkëlojtarin e tij, Mentor Zhdrellën, i cili së fundmi u pensionua nga futbolli aktiv.
“Zhdrella është lojtari më i mirë i pasluftës në Kosovë”, theksoi Rexha.
Kastriot Rexha foli edhe për të ardhmen e tij, duke thënë se nuk do të luajë më.
“Me futbollin e kam përfunduar, nuk mendoj të vazhdoj më tutje.” deklaroi Rexha.