Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite – Arrestohen pesë persona

Gazeta10
25 September 2023 - 10:03

Raportohen katër raste të dhunës në familje gjatë ditës së diele, dy raste u raportuan në Prishtinë, një në Fushë Kosovë dhe një tjetër në Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh në rastet e dhunës si në Fushë Kosovë po ashtu dhe Lipjan pati femra që u ankuan se mbi to u ushtrua dhunë fizike. Dhunuesi në Fushë Kosovë u dërgua në mbajtje kurse i Lipjanit gjendet në arrati.

Kurse  rasti në Prishtinë bëhet e ditur se tre persona janë rrahur në mes vete dhe njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër i dhunës në familje në Prishtinë erdhi pas një mosmarrëveshje ku një burrë ka kanosur verbalisht viktimën mashkull. Personi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.