
KB Prishtina është eleminuar nga FIBA Europe Cup duke humbur nga klubi Estonez Kalev/Cramo me rezultatin e thellë 98-61.
Vetëm në periudhën e parë të ndeshjës KB Prishtina mundi ti bëjë ballë kundërshtarit duke humbur qerekun me rezultat 19-16. Tjetër histori ishte vazhdimi i ndeshjës, ku Calev/Cramo thellojë epërsinë deri në 30 pik. Më i dalluari i ndeshjës ishte Kristjan Kitsing me 29 pik të realizuara ndërsa për klubin e Prishtinës më i miri ishte Derrick Wilson me 14 pik.
Mbrëmë nga kjo garë është eleminuar edhe skuadra tjetër nga Kosova Trepca. Kosova në FIBA Europe CUp do të përfaqësohet nga Golden Eagle Ylli të cilët janë të shortuar në grupin A me klube shumë të forta si: Bambergu Gjerman, Hapoel Galil dhe Niners Chemntiz.