Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kë do të votoni nëse do të ketë zgjedhje? – Ja rezultatet e sondazhit të Kanal10 (FOTO)

Gazeta10
15 June 2023 - 9:46

Në sondazhin e hapur këtë të enjte në emisionin e Mëngjesi me Arben Ahmetin në pyetjet “A duhet të ketë zgjedhje?” dhe “Kë do të votoni nëse do të ketë zgjedhje?”, qytetarët dhanë mendimet e tyre përmes telefonatave dhe duke votuar online në kanalin zyrtar të Kanal10 në Youtube.

Nga 30 telefonata që kemi arritur të marrim 83% e telefonuesve kanë thënë se duhet të ketë zgjedhje, ndërsa 17% prej tyre kanë thënë se nuk duhet të ketë zgjedhje.

30 votuesit patën mundësi të votojnë edhe për partit përkatëse ku nga ky votim prinë Partia Demokratike e Kosovës – PDK me 47% të votave, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje – LVV 30%, Lidhja Demokratike e Kosovës 20%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK 3%.

Kurse nga 460 votat e bëra online në Youtube, LVV ka marr 59% të vota, pasuar nga PDK me 25%, LDK 11% dhe AAK 4%./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.