Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEDS: Kthehet furnizimi me energji elektrike në Rugovë

Gazeta10
24 January 2023 - 12:34

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë-KEDS, sot ka informuar se është rikyçur largpërçuesi Rugova dhe konsumatorëve u është kthyer furnizimi me energji elektrike.

Sipas njoftimit, shumica e rugovasve janë duke u furnizuar me energji elektrike, ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e konsumatorëve, por sipas KEDS-it, ekipet akoma janë në terren në Rugovë dhe gjatë ditës së sotme pritet që edhe atyre t’u rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.

“Prishja në Largpërçuesin Rugova që la pa energji konsumatorët tanë në Rugovë, është gjetur dhe është sanuar tashmë. Kjo është arritur falë një angazhimi të pashoq të ekipeve tona që ishin vazhdimisht bjeshkëve të Rugovës, duke e sfiduar borën dhe terrenin e vështirë, vetëm e vetëm që konsumatorëve t’u rikthehet energjia elektrike.”, ka bërë të ditur KEDS./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.