Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEDS: Stabilizohet situata, nuk ka me reduktime

Gazeta10
01 September 2022 - 16:02

KEDS ka njoftuar se është stabilizuar situata dhe se më nuk do të ketë reduktime, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre thuhet se po ndalen kufizimet me energji elektrike meqë janë rikthyer në funksion blloku B2 dhe A3.

Tutje, nga KEDS është thënë se pavarësisht se janë riparuar blloqet serish qytetarët duhet ta kursejnë energjinë elektrike.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3 Njoftojmë konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin. Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën. Ne në vazhdimësi do ju përcjellim udhëzime praktike se si mund ta kurseni energjinë elektrike dhe ta përdorni racionalisht. Në këto rrethana të vështira, ajo se çfarë na duhet është të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës. Bashkë ia dalim”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Kujtojmë se Kosova është përballur javëve të fundit me reduktime të mëdha në nivel vendi. Për këto reduktime kishte kritika të mëdha nga opozita dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.