Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEK: Ka nisur procesi i ftohjes së kaldajës, presim sanimin e rrjedhjes në A-3

Gazeta10
28 August 2022 - 17:22

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar të dielën se ka filluar procesi i ftohjes në mënyrë intensive në njësinë prodhuese A-3.

KEK-u përmes një njoftimi ka thënë se ekspertët janë duke bërë poërpjke për të kthyer me kohë operimin e kësaj njesie, shkruan Gazeta10.

LEXO EDHE: Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike – bie njësia A3

“Ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për ri kthimin e njësisë në operim në kohë optimale. Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së  njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim”, thuhet në njoftim e KEK-ut. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.