
Mbrojtja e Thaçit iu është përgjigjur akuzave të prokurorisë kinse ai kishte maltretuar një grup të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Mbrojtja e Thaçit ka ofruar videon e konferencës që grupi i deputetëve në vitin 1998 kishte dhënë pas lirimit të tyre pasi ishin ndaluar nga një grup i UÇK-së, raporton Gazeta10.
Në konferencë kishte folur Gjergj Dedaj i cili kishte thënë se nuk janë kërcënuar dhe as maltretuar nga grupi dhe se ata kanë pasur sjellje korrekte. /Gazeta10/