Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërcënimi i O’Brien/ Çollaku: Paralajmërim për Kosovën

Gazeta10
13 February 2024 - 21:14

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka kërkuar sot nga Qeveria e Kosovës që të tërhiqet nga vendimi për dinarin.

Kjo deklaratë e zyrtarit të lartë amerikan, sipas gazetarit Adrian Çollakut është paralajmërim i radhës që vije nga SHBA për Kosovën.

Ai thotë se SHBA nuk heq dorë lehtë nga Kosova, mirëpo sipas tij, institucionet e vendit duhe të jenë me të kujdesshme në raporton me aleatët e saj.

Çollakut në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’, vlerëson se kryeministri Kurti ka pasur një tërheqje taktike rreth vendimit për dinarin, por sipas tij, amerikanët po dëshirojnë tërheqje të plotë për këtë vendim, raporton gazeta10.

“Mendoj që Albin Kurti në disa momente ka shkuar pa kordinim ose nuk po kordinohet me ata që duhet”, ka thënë Çollaku.

Ai nuk pret pasoja për Kosovën rreth çështjes së dinarit, pasi sipas tij, Albin Kurti në fund do të tërhiqet. /Gazeta10/

Videon e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.