
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ne fshatin Reshtan, të Suharekës një drejtor shkolle është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një grup i personave, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, ankuesi kishte thënë se ky kërcënim kishte ardhur sepse ai kishte larguar nga puna një mësimdhënëse me shami, me vendim të Këshillit të Prindërve.
“Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës njofton se ka një burrë të dyshuar./Gazeta10.