Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kërcënohet Messi në Rosario

Gazeta10
02 March 2023 - 20:02

Persona të armatosur të enjten kanë lënë një mesazh kërcënues për superyllin argjentinas dhe futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin, e poashtu hapën zjarr në një supermarket në Rosario, që është në pronësi të Messit, raporton agjencia AP.

Policia në Rosario ka treguar se asnjë person nuk është lënduar në sulmin e të enjtes në mëngjes dhe është e paqartë pse kishin cak Messin apo supermarketin Unico në Rosario, që është në pronësi të familjes së bashkëshortes së Messit, Antonella Roccuzzos.

Kryetari i qytetit, Pablo Javkin, ka kritikuar publikisht autoritetet federale për atë që e ka quajtur dështim për të frenuar numrin në rritje të rasteve të dhunës në Rosario, që ndodhet rreth 300 kilometra në veriperëndim të Buenos Airesit.

Krimet e ndërlidhura me drogën kanë shënuar rritje në Rosario.

Policia ka thënë se dy burra me një motoçikletë kanë qëlluar disa herë në drejtim të degës Unico në orët e hershme, dhe kanë lënë një mesazh në një copë kartoni ku shkruhej: “Messi, ne po të presim. Javkin është gjithashtu një trafikant droge, kështu që ai nuk do të kujdeset për ju”.

Messi drejtoi Argjentinën drejt titullit të botës vitin e kaluar për herë të parë në 36 vjet. Messi aktualisht luan për Paris Saint-Germainin, por ai shpesh viziton Rosarin ku ka një shtëpi në periferi të Funesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.