Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërkohet paraburgim për nënën nga Podujeva që dyshohet për vrasje të foshnjës gjatë lindjes

Gazeta10
02 July 2024 - 13:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj nënës që dyshohet për vrasje të foshnjës gjatë lindjes në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta10, Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj Prokurorie.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, konfirmoi Ulaj.

Të hënën, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njoftoi se një grua shtatzënë dyshohet se ka abortuar në mënyrë të paligjshme të dielën në Podujevë dhe më pas e njëjta ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin u bë e ditur se janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.