Gazeta10

Kërkohet paraburgimi për dy të dyshuarit për spiunazh në Ferizaj

Prokuroria Speciale ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të dyshuarve, B.SH., dhe M.Q.

Kërkesa i është dorëzuar Gjykatës së Prishtinës sot më 06.06.2023 dhe jo më larg se ditën e nesërme, më 07.06.2024, do të mbahet seanca dëgjimore dhe do të vendoset lidhur me kërkesën e prokurorisë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com.

“Është bërë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit për dy të dyshaurit” – tha Liridona Kozmaqi nga PSRK.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe AKI-në kanë arrestuar të mërkurën dy persona në Ferizaj nën dyshimin për spiunazh.

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani u arrestuan nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

Ndërsa, Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh në Ferizaj.

Në raport thuhet se në dy lokacionet e të dyshuarve janë konfiskuar edhe armë, municione e gazmaska ushtarake.

“Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndryshe, dje shtetasit kosovarë me inicialet, M.Q dhe B.SH u arrestuan nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA) pas një hetimi disamujor nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Edhe Dogana e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të dy personave në Ferizaj, nën dyshimin për veprën penale “spiunazhi”.

Në një deklaratë për media, Dogana e Kosovës ka sqaruar se njëri nga të arrestuarit, i identifikuar me inicialet B.Sh., kishte qenë i punësuar në këtë institucion, por ishte pushuar nga puna 20 vjet më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.

Sipas Doganës së Kosovës, shkarkimi i B.Sh. kishte ardhur si rezultat i shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës, të cilat kishin të bënin me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare
111
Ish menaxheri pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” këngën e re në YouTube
arbeni
Arben Ahmeti dhe Gani Geci sqarohen pas degradimit në debat- deklaratat e plota të tyre