Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kërstiq: Lajçak e bëri të qartë, ishim në prag të një rreziku serioz

Gazeta10
02 December 2022 - 11:00

Sipas gazetarit serb nga veriu i Mitrovicës, Branislav Kërstiq në intervistën e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhënë për Kanal10, u bë e qartë se veriu ishte në prag të një rreziku të madh, pas vendimit të ekzekutivit kosovar për targat e automjeteve.

Kërstiq madje ka kritikuar edhe rolin e ndërmjetësusesit të BE-së në procesin e dialogut.

Ai  në Politiko tha se këtij procesi i duhet një autoritet më serioz, e jo të ketë vetëm rol ndërmjetësues, shkruan Gazeta10.

“Ne në këtë proces nga BE-ja, e kemi kuptuar që kemi qenë në prag të një rreziku të madh në Kosovë. Ne në intervistën e Lajçakut kemi kuptuar që kemi qenë në prag të një rreziku në Kosovë. Nuk jam i sigurt nëse Lajçak e ka vetëm rolin moderator në dialog. I kemi faktet se çfarë ndodhi muajt e fundit”, tha Kërstiq në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.