
Gazetari serb Branislav Kërstiq ka thënë se nëse Trump vjen në pushtet, do flasim për ndarjen e Kosovës.
Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadikun në Kanal10, duke thënë se Asociacioni duhet të bëhet.
Sipas tij, për t’i ikur ndarjes duhet të pranohet Asociacioni.
“Në qoftë se kryeministria (Qeveria) nuk plotëson kushtin e Asociacionit, në qoftë se në Amerikë vjen në pushtet Trump, atëherë ne do të jemi në pozitë për ndarjen e Kosovës, sepse e ne e dimë sepse Republikanët e kanë pas si ide”, ka thënë Kërstiq. /GAZETA10/