Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kërstiq tregon se në banesën e tij e ka të vendosur flamurin e Kosovës

Gazeta10
22 May 2023 - 22:04

Gazetari serb Branislav Kërstiq ka treguar se në banesën e tij në veri e ka të vendosur flamurin e Kosovës.

Kërstiq në Politiko tha se një simbolik e tillë siç është vendosja e flamurit në ndërtesën e kuvendit komunal në veri, s’do të duhej të bëhej kaq e madhe nga Qeveria e Kosovës.

“Zgjedhje të reja në veri do të kemi në nëntor të këtij viti. Qeveria e Kosovës nuk bëri asgjë që na ndryshoi ambientin atje, e derisa nuk i ndali tensionet në veri. Derisa e kemi këtë copë të paqës më duket se në veri askush nuk është i shqetësuar se një flamur i vogël ka ardh në ndërtesën zyrtare. Flamuri është edhe në banesën time private. E kam flamurin e Kosovës.”, tha Kërstiq në Politiko.

Ai shtoi se 300 metra brenda veriut flamuri i Kosovës është i vendosur nga shqiptarët që jetojnë në atë pjesë të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.