Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërstiq: Vulin e aktivizoi planin operativ të BIA-së, të dielen e kaluar

Gazeta10
01 November 2022 - 23:14

Analisti serb Bratislav Kërstiq, ka thënë se Serbia e ka aktivizuar planin operativ të Shërbimit Sekret të Serbisë.

Kërstiq këtë deklaratë e dha në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun, përderisa u pyet për konsekuencat e vendimit të ri të Qeverisë së Kurtit për targat, transmeton Gazeta10.

“Ne e dijmë se të dielen e kaluar, Kryetari i shtetit të Serbisë e ka aktivizu planin operativ të BIA-së për veri. Do të thotë që ata janë duke bërë strategji, po presin për lëvizjet dhe reagimet e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.