Duhet Lexuar

Këshilltari i Pacollit thumbon VV-në për ndezjen e qirinjëve: Kur vriteshin fëmijët e Kosovës Rashiq festonte me këngë çetnike

Gazeta10
05 Maj 2023 - 11:07

Jetlir Zyberaj, këshilltari i presidentit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi u ndezën qirinjë në Prishtinë, në shkallët e Teatrit Kombëtarë të Kosovës për viktimat e vrara në Beograd nga në 13-vjeçar.

Në këtë manifestim u panë edhe dy ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu e Nenad Rashiq, raporton Gazeta10.

Zyberaj ka publikuar një fotografi të fëmijëve të familjes Jashari të cilët u vranë nga aparatura serbë në sulmin ndaj kësaj familje.

Ai ka thënë se Rashiq, tani ministër i Qeverisë së Kosovës në kohën kur janë vrarë fëmijët e familjes Jashari ka qenë duke festuar me këngë çetnike.

“Kur jane vrare femijet e Kosoves, Nenad Rashiqi ka qene duke festuar me Shlivovice e kenge Çetnike. A ka ndonjë qiri sot nga qeveria dhe nga ata që kanë nostalgji për Jugosllavinë? Edhe mbrame paska ndodh nje cmenduri ne Serbi. Natyrisht qe ne nuk i gezohemi tragjedise, por kjo nuk nenkupton hallashtisje deri ne ndezje te qirinjeve. A ju kujtohet kur autobusi me nxenes nga Kosova u permbys ne Fush Arrez. Ne kete foto jane femijet e Familjes Jashari. Keta nuk jane vrare nga ndonje i ri i cmendur, por jane vrare nga struktura e organizuar e shtetit serb. Pas vrasjes se tyre, Serbine e ka perfshire ekzaltimi. Albulena tybe nje qiri per keta femije se ka ndez. Kur jane vrare femijet e Kosoves, Nenad Rashiqi ka qene duke festuar me Shlivovice e Kenge Çetnike sigurisht”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.