Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rritet presioni amerikan ndaj Kurtit, këshilltari i Biden i telefonon në mbrëmje kryeministrit për targat

Gazeta10
27 October 2022 - 23:03

Këshilltari i presidentit Amerikan, Joe Biden, Derek Chollet, me një postim në Twitter ka treguar se ka diskutuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për cështjen e targave, raporton Gazeta10.

“Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba.”, tha Chollet.

Ai tutje, ka treguar se ndër të tjera është biseduar edhe për partneritetin Kosovë-ShBA dhe synimete përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

“Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës,” përfundoi diplomati amerika./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.