Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Këshilltarja britanike sqaron pse nuk do të vazhdojë punën me Zyrën për Komunitete

Gazeta10
02 August 2023 - 17:54

Elizabeth Gowing ka bërë të ditur se nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltares së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjen e komuniteteve.

Por ajo ka thënë se nuk mund të vazhdojë punën me Zyrën për Çështje të Komuniteteve, për shkak të parregullsive që sipas saj ka aty.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka sqaruar rastin duke përmendur konkursin që sipas saj e ka shpallur Zyra për Komunitete dhe Kthim, për gjysmë milion euro për OJQ dhe media për përkrahje të komuniteteve.

Ky është reagimi i plotë i Elizabeth Gowing:

Faleminderit shume për mesazhet mbështetës gjate këtyre ditëve. Po shkruaj këtu një sqarim, sidomos për ata qe nuk lexojnë gjuhen serbe te artikujve qe kane dale dje për vendimin tim lidhur me punën time me qeverinë.

Po e përsëris përkushtimin tim për vazhdimin e punës si këshilltare e Kryeministrit Kurti për çështje te komuniteteve. Ka shume pune për me ba dhe shume vullnet dhe mundësi brenda qeverinë dhe energjia ime për këtë pune nuk ndryshohet. Çka ndryshon është mundësi për mua me vazhdue bashkëpunim me Zyrën për Çështje te Komuniteteve (ZCK) e përberë nga stafi civil qe e kam gjetur aty dhe qe funksionon brenda Zyrës se Kryeministrit. Kjo zyre ka shpalle konkurs për një gjysmë milion euro për OJQ dhe media për përkrahje te komuniteteve. Kërkesa qe ka dale prej konsultimit me komunitetet qe kam udhëheq bashke me ZCK ne fillim te vitit, ishte qe fituesit duhet te dëshmojnë qe kane baze ne komunitet. Unë kam investue shume kohe ne terren dhe ne takime me ojq prej te gjithë komuniteteve jo shumicë për me ndërtua besim ne ZCK dhe m’i binde sa ma shume me aplikue për këto fonde te parave publike.

Sipas rregullores se ministrisë se financave 2017/4 për financimin e OJQ-ve, te emërtuar politike (siç jam unë) nuk munden me marre pjese ne proces te vlerësimit te aplikimeve. As nuk kam dite kush ka aplikue. Komisioni për vlerësimin e aplikimeve është përbëre nga 3 shërbyes civil dhe 2 eksperte te jashtëm qe janë te përzgjedhur nga një komisioni tjetër te shërbyeseve civil.

Jam lajmerue për rezultatet e vlerësimit te tyre kur kane dale ne websajtin e ZKM-se. Aty kam gjete shume pak organizatat te njohura për pune me komunitetet, dhe kur i kam kontrollue ne regjistrin publik te ojq-ve, kam gjete vetëm 3 qe kane një baze ne komunitet, sipas informate ne statute qe shpallet aty. Kam kerkue opinion ligjor nga Zyra Ligjore për mundësi m’e anulue një konkurs qe ndan mjetet e shtetit në këtë mënyrë, dhe isha lajmerue se vetëm Komisioni i Ankesave mundet me e anulu këtë konkurs. Kur kuptova të hënën qe komisioni nuk do ta anuloje konkursin, i kam lajmerue qe nuk mundem me vazhdue pune me Zyre për Çështje te Komuniteteve. Nuk mundem m’e mbajte integritetin tim dhe m’e mbrojte vendimin e komisionit vlerësues për ndarjen e atyre mjeteve.

Puna me kryeministrin Kurti vazhdon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.