
Seriali humoristik “Me Gjylën” vjen këtë të premte nga ora 21:00 në ekranin e televizionit Kanal10.
Autori i serialit, aktori Osman Azemi ka folur në emisionin Pasdite rreth natyrës së skeqeve që pritet të jenë pjesë e tij.
“Me Kanal10 e kemi gjet një bashkëpunim shumë të mirë. Seriali ka të bëj me Gjylën e cila e ka bërë regjinë e kinse një filmi dhe krijohen disa situata komike. Filmi i saj ka të bëjë me të drejtat e grave”, tha Azemi në Pasdite.
Osman Azemi përveç serialit “Me Gjylën”, për shikuesit e Kanal10 ka paralajmëruar edhe një projekt tjetër, që sipas tij prite të nis nga shtatori i këtij viti, transmeton Gazeta10.
‘Nuk jemi dorëzu. Kemi qenë edhe në televizionet tjera, kemi kaluar mirë. Por, këtu në Kanal10 kemi bisedu me Kushtrimin e Arbenin, e kemi gjetë një gjuhë shumë të përbashkët, një vision edhe për të ardhmën. Ne mendojmë të punojmë edhe me një projekt të ri prej shtatorit.”. /Gazeta10