Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Këto skena i ngjajnë vendeve moniste’ – Avokati Musa flet për ‘luftën’ Kurti – Isufaj

Gazeta10
30 December 2024 - 18:38

Tash e disa javë po vazhdon thirrja e Prokurorisë Speciale të Kosovës për paraqitje të kryeministrit Kurti si dëshmitar, e cila po vazhdon të refuzohet nga ky i fundit, raporton Gazeta10.

 

Kryeprokurori i PSK-së, Blerim Isufaj  i pyetur  rreth deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti se prokurorët mund ta intervistojnë atë vetëm në qeveri, në një orar të dakorduar nga palët, si dhe atë se ” Kush guxon të iu thotë jo prokurorëve e të shohin nëse ata do të guxojnë”,   theksoi  se ligji është i barabartë për të gjithë qytetarët, e edhe për zyrtarët e lartë shtetëror.

 

Sipas avokatit, Skënder Musa  qasja e tillë  ndaj një ftese si dëshmitar  është e befasueshme.

“Kompetencat janë të ndara, është e befasishme reagimi i tillë ndaj një ftese që të dëgjohet vetëm si dëshmitar, edhe në të gjitha vendet thuajse kryeministrat i’u përgjigjen ftesës nëse ka dyshimë se ata janë të përfshirë në afera korruptive. Nuk duhet paragjykuar rasti, ftesa tash është për dëshmitar, për një Ministri që është në kuadër të Rep së Kosovës dhe nuk qëndron ndonjë problem ligjor”, tha ai në Raport të Kanal10.

 

Këto zhvillime, sipas tij po përngjajnë në një skenë të vendeve moniste. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.