Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Këtu ka hy dreqi e i biri”– Osman Musliu: S’është mirë me i publiku konvertimet

Gazeta10
11 October 2023 - 23:21

Në emisionin “Gallatë” me gazetarin Arben Ahmeti, imami i njohur Osman Musliu, duke folur për konvertimet fetare ka thënë që është e drejtë e secilit që të vendos për besimin e tij.

Musliu tutja ka shprehur shqetësimin e tij për siç ka thënë ai  propagandën që po bëhet në konvertime.

“Tash është koha e propagandave, marketingut, këtu është hy ‘dreq e i biri’, shërbime të ndryshme, kush t’i jap paret tash ki me kcy qysh ta rre vallen”, tha Musliu.

Ai tutje tha që nuk është mirë që prijësit fetarë të merren  me reklamacion dhe propaganda të tilla.

Kjo propagandë sipas tij mundet me e prish tolerancën nderfetare në Kosovë.

“Disa konvertime po i lidhin me shqiptarinë dhe kjo më pengon më së shumti dhe kjo është e rrezikshme”, tha Musliu.

Ai tutje ka përmendur rastet e fundit të konvertimit nga feja islame në katolog në Drenicë.

“Kanë qenë dy raste këtë vit në Drenas, e bonën të madhe sikur janë patriotat më të mëdhenj të Drenicës, unë i njofsha të dytë edhe propaganduesin, tha tutje Musliu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.