
Dinamo dhe Shkëndija në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e kategorisë së dytë të futbollit kosovar.
Këto dy skuadrat sezonin e kaluar u renditën në pozitën 1 dhe 2 të Ligës së Dytë dhe u promovuan në Ligën e Parë të Kosovës.
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me, Abdyl Bellopojën dhe përfaqësuesve të KF Shkëndija dhe KF Dinamo ka bërë tërheqjen e shortit sa i përket ndarjes së këtyre dy klubeve në grupet përkatëse të Ligës së Parë për edicionin 2023/24.
Pas shortit të tërhequr KF Dinamo do të garojë në Grupin A, derisa KF Shkëndija në Grupin B të Ligës së Parë.
Kryetari i Komisionit të Garave u dëshiroi suksese të dyja skuadrave të promovuara në këtë rang të garave, duke uruar që ato do të kenë rrugëtim të suksesshëm edhe në këtë nivel të garave.