Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KF Vëllaznimi del me komunikatë zyrtare për të treguar gjendjen kritike të klubit

Gazeta10
05 September 2022 - 18:01

KF Vëllaznimi tash e një kohë po has në vëshitrësi të mëdha financiare, raporton Gazeta10.

Klubi nga Gjakova nuk po ka rezultate pozitive këtë sezon në Ligën e Parë të Kosovës, ku kanë pësuar tre humbje në tre ndeshje.

Vëllaznimi ka dalë të hënën me një komunikatë zyrtare, ku thuhet se gjendje e klubit është vërtetë e rëndë dhe e pa përballueshme për klubin gjakovar.

“KF Vëllaznimi e shfrytëzon rastin që të del me këtë komunikat dhe një mesazh qytetarëve të Gjakovës që të iu tregojmë që gjendja e klubit është vërtetë e rëndë dhe me këto kapacitete dhe mundësi që i ka, është shumë vështirë ta përballojmë këtë gjendje. Ne të gjithë së bashku e kemi konsideruar që është një moment decisiv për të iu informuar me gjendjen momentale që po kalon klubi, për shkak të transparencës nga ana jonë. Për atë arsye, për shkak të transparencës dhe evitimit të dyshimeve nga individ të ndryshëm dhe qarqeve të ndryshme, kërkojmë prej të gjithë juve që vërtet e doni Vëllaznimin mos paragjykoni dhe mos e kritikoni gjendjen momentale të klubit por reflektoni për gjendjen momentale të klubit sepse dyert janë të hapura për të gjithë ata donatorë të cilët kanë mundësi dhe janë të interesuar ta ndihmojnë klubin me transparencën më të madhë nga ne.” thuhet në njoftimin e klubit.  

Klubi i futbollit Vëllzanimi cilësohet si njëri nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit kosovar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.