Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KGJK thërret konferencë për medie pas deklaratave të Kurtit e Haxhiut 

Gazeta10
04 September 2022 - 19:23

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thirrur konferencë për medie pas deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për punën e sistemit gjyqësor. 

KGJK përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet në ora 10:30, raporton Gazeta10. 

Njoftimi i plotë: 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor, me datën 5 shtator 2022, me fillim nga ora 10:30 organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë. Ftojmë mediat që të ndjekin konferencën ku edhe mund të parashtrojnë pyetje për çështjet e ndërlidhura me efikasitetin dhe qëndrimet zyrtare të Këshillit për vetingun. 

/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.