
Khloe Kardashian foli si nënë e dy fëmijëve për herë të parë, pasi e konfirmoi lindjen e fëmijës së saj të dytë me Tristan Thompson, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta10.
Teksa fliste për djalin e saj për herë të parë, ylli i realitetit, 38-vjeç, tha se i pëlqen ‘gjithçka, madje edhe pjesët e vështira’ për të qenë prind.
“Fëmijët e mi më sfidojnë si person dhe të jesh në gjendje t’i formosh njerëzit e vegjël në njerëz të mëdhenj vërtet është një nder dhe një dhuratë”, tha ajo për Elle në një intervistë të re.
Ajo vazhdoi: “Ne duhet t’i marrim seriozisht ato role, veçanërisht në kohën e sotme, me sa aksesueshmëri kanë fëmijët dhe informacionin ndaj të cilit ekspozohen kaq të vegjël. Është shumë e frikshme, por unë e marr punën time shumë seriozisht. E dua aq shumë.’
Kardashian dhe ish-i i saj, të cilët u ndanë përsëri në fillim të këtij viti pasi ai lindi një djalë me një grua tjetër gjatë marrëdhënies së tyre, mirëpritën të porsalindurin e tyre përmes një surrogate në fillim të këtij muaji./Gazeta10