Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kica-Xhelili: Qeveria po mashtron me numra rreth luftimit të korrupsionit dhe lirisë së medias

Gazeta10
08 April 2024 - 20:12

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, përmes një video mesazhi ka thënë se Qeveria është duke manipuluar me raportet ndërkombëtare për indeksin e luftimit të korrupsionit dhe lirisë së medias.

“Qeveria po thotë që kemi 21 vende ngritje në Transparency International në indeksin e korrupsionit. Propagandë. Përveç që kemi ngecje në vitin 2023, Qeveria për të mashtruar me numra nuk po e merr shembull poena që në fakt e determinojnë lëvizjen e shteteve, por po i merr shembull vendet.Ndërkaq vendet e shteteve mund të lëvizin edhe kur ato nuk kanë as çfarë përmirësimi në gjendjen e tyre me korrupsionin”, ka thënë ajo.

Sipas Kica-Xhelilit Qeveria është duke bërë propagandë edhe sa i përket raporteve për lirinë e medias.

“Qeveria po thotë që jemi 22 vende më lartë në indeksin e lirisë së mediave sipas ‘Reporterëve pa Kufij’. Prap propagandë, jemi vetëm 5 vende dallim dhe në fakt nëse i shikojmë pikët, jemi vetëm një pikë më shumë. E paramendoni, kur Qeveria flet për World Justice Project dhe Raportin e BE-së, flet për vitin 2022, ku po e leni vitin 2023? A thua pse po e fshehni? – Po iu tregoj unë pse. Propagandë, sepse në vitin 2023 keni pasur ngecje dhe këtë e konfirmojnë të dy raportet edhe World Justice Project edhe Raporti i BE-së, dhe në fakt Raporti i Progresit i BE-së është ndër raportet më të këqija ndonjëherë. Ju edhe mund të vazhdoni me manipulim numrash, por ne jemi këtu për t’ua treguar faktet para propagandës”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.