
Kim Kardashian pas ndarjes nga komediani i njohur Pete Davidson, është e gatshme ta fillojë një lidhje të re. Kështu është shprehur një burim i afërt me të për ENews, transmeton Gazeta10.
“Kim është gati të dalë me dikë më të madh, por duhet të jetë njeri i duhur për të kuptuar jetën e saj. Nuk ka në plan të bëjë kompromis me lirinë e saj në këto momente. E shijon jetën kur ka takime romantike dhe është 100% e hapur për to tani”, ka thënë burimi.
Kjo deklaratë për lidhjen e re të Kim, erdhi pas ndarjes së saj me Pete – me të cilin kishte një lidhje për 9 muaj. Teksa, për ndarjen nuk u deklaruan asnjëri, njëherësh nuk fshinë as postimet e përbashkëta në rrjetet sociale./Gazeta10