Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kimmich do të rinovojë me Bayernin

Gazeta10
10 October 2024 - 17:12

Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Joshua Kimmich. Gjermani është kthyer në një shtyllë kryesore në ekip.

Për këtë drejtuesit kanë bërë gati rinovimin e kontratës, me atë aktualen që i përfundon në qershor të vitit 2025. Paraqitjet e mira kanë bërë që drejtuesit të mos mondohen gjatë dhe përveç rinovimit të kontratës që pritet të ndodhë shumë shpejt, kanë menduar t’i japin një tjetër vlerësim.

Kështu sipas mediave në Gjermani bëhet me dije se për shkak të ndikimit që ka në fushë dhe jashtë saj te skuadra bavareze, krerët e klubit do t’i japin dhe shiritin e kapitenit.

Sigurisht rinovimi i kontratës do të bëhet për disa vite, ndërsa bashkë me të do të ketë edhe përmirësim të pagës së tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.